Dy persona therën me thikë brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

Dy persona therën me thikë brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit dy persona janë therur me thikë në rajonin e Prishtinës. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti i parë kishte ndodhur në mesditë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku viktima ishte detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më pas gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë është arrestuar një i mitur i cili kishte therur me thikë një person. Po ashtu viktima e këtij rasti ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti kishte therur me thikë viktimën mashkull K-shqiptar. Viktima është dërguar  në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.