Dy persona në Prishtinë sulmohen me armë zjarri

Dy persona në Prishtinë sulmohen me armë zjarri

Dy persona në fshatin Stallovë të Prishtinës janë sulmuar me armë zjarri prej tre personave tjerë, dy prej të cilëve thuhet se kanë qenë të njohur për viktimat.

Viktimat nuk kanë pësuar lëndime për shkak se vetura me të cilën ishin duke lëvizur ishte e blinduar. Në vendin e ngjarjes njësiti i forezikës kanë gjetur 12 gëzhoja të armës AK47 dhe një predhë të kalibrit të panjohur.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar dhe është dërguar në mbajtje. Gjithashtu janë bastisur dy lokacione dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur diçka e dyshimtë.

“Me urdhër të prokurorit janë bastisur dy lokacione dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar ndërsa njëri nga të dyshuari është arrestuar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Insajderi.com