
Kuvendi i Kosovës është goditur me një zollë (mortajë krahu) nga dy persona me motoçikletë, e cila më pas është djegur, njofton Insajderi.
Siç ka mësuar Insajderi, personat që e kryen sulmin më pas e kanë djegur motoçikletën dhe kanë ikur shpejtë nga vendi i ngjarjes.
Motoçikleta ështl djegur në lagjën Taukbahçe. Gjithashtu burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë me dije se sulmi ka ndodhur me motoçikletë. /Insajderi.com