Dy ndeshje të fituara i sigurojnë punën – Leicester në duart e Shakespeare

Dy ndeshje të fituara i sigurojnë punën – Leicester në duart e Shakespeare

Craig Shakespeare do të jetë trajneri i ri i Leisterit dhe do të emërohet zyrtarisht gjatë javës në vijim.

Ky është lajmi që raportojnë mediat angleze, të cilat janë të bindura se dy fitoret e siguruara nga Shakespeare, si trajner i përkohshëm që pas shkarkimit të Claudio Ranierit, i kanë mjaftuar klubit për t’u bindur rreth aftësive të tij.

Në fakt, Shakespeare ishte krahu i djathtë i trajnerit italian, por në Angli është përfolur se ai, bashkë me disa pjesëtarë të skuadrës, kanë bërë të pamundurën për ta larguar nga klubi, duke sjellë shkarkimin e tij.

 

Emërimi pritet të vijë nga drejtuesit më të lartë në Dubai, pasi të arrihet një akord dhe të hidhet firma në kontratë.

Shakespeare duhet të tregojë se ka aftësitë e duhur për të mbajtur skuadrën në elitën e futbollit anglez si dhe të bëjë maksimumin që ajo të mos shpërbëhet në fund të sezonit, siç parashikohet, pasi klube të ndryshme kanë hedhur sytë nga talentet që ka në radhët e saj. /Insajderi.com