Dy muaj burg për futbollistin e PSG-së që goditi policin francez

Një gjykatë në Francë e ka dënuar me dy muaj burg mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Serge Aurier, pasi është shpallur fajtor për shkak të një përplasjeje me policinë.

Dy muaj burg për futbollistin e PSG-së që goditi policin francez

Më 30 maj, 23-vjeçari kishte reaguar dhunshëm ndaj policëve jashtë një klubi në Paris. Burime të AFP kanë thënë se ai e kishte ofenduar dhe goditur një polic jashtë klubit të natës.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë është dënuar edhe me gjobë prej 600 eurosh, ndërsa do të paguajë edhe 1.500 euro shpenzimet e gjykatës.

Aurier është njëri nga futbollistët më në formë të PSG-së momentalisht, dhe pritet të luajë edhe në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Ludogoretsit, pasi ai ka të drejtë të apeloj vendimin. /Insajderi.com