Dy ministritë që kanë vetëm nga një zëvendësministër

Dy ministritë që kanë vetëm nga një zëvendësministër

Me numrin e madh të zëvendësministrave të emëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj duket se çdo ministri prej 21 sa janë gjithsejtë janë mbipopulluar nga njerëz të emëruar në këto poste, por janë dy ministri që për dallim prej tjerave kanë vetëm nga një zv.ministër.

Bëhet fjalë për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që deri më tani ka vetëm një zëvendësministër. Është Faton Thaçi zëvendësi i vetëm i kësaj ministrie teksa Vesna Mikiq është zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë.

Për dallim nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila ka 6 zëvendësministra dhe 9 ministri që kanë nga 5 zëvendësministra, Ministritë sikurse ajo e Forcës dhe Sigurisë ka deri më tani vetëm dy zv.ministra.

Dy zëvendësministra ka edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, teksa me nga 3 zëvendësministra janë Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural./Insajderi.com