Dy kundërshtaret e mundshme të Majlindës nëse shkon në finale

Dy kundërshtaret e mundshme të Majlindës nëse shkon në finale

Majlinda Kelmendi ka arritur të sigurojë plasmanin në gjysmëfinale të katëegorisë -52 kilogramë në sportin e xhudos në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Në rast se shpresa e madhe e Kosovës, Kelmendi, fiton duelin e saj me tri herë kampionen e botës, Misato Nakamura, atëherë ajo pritet të ndeshet në finale me njërën prej: italianes Odette Giuffrida apo kinezes Ma Yingnan.

Odette Giuffrida befasoi në çerekfinale pasi mposhti njërën prej pretendenteve kryesore, Andreea Chitu nga Rumania.

Takimi i Majlinda Kelmendit ndaj japonezes Misato Nakamura fillon rreth orës 21:05. /Insajderi.com

ying