Dy kosovarë arrestohen në Rumani dhe u dorëzohen autoriteteve të Serbisë

Dy kosovarë arrestohen në Rumani dhe u dorëzohen autoriteteve të Serbisë

Policia e Rumanisë ka arrestuar dy shtetas të Kosovës sot, pas një kontrollimi të detajuar në një autobus që po kalonte në afërsi të kufirit mes Rumanisë dhe Serbisë.

Arrestimin e dy kosovarëve, Policia rumune e kreu në qytetin Oravita, raporton mediumi rumun Gazetadinvest.ro.

Dy kosovarët janë të moshave 23 dhe 29 vjeç, respektivisht. Ata kanë thënë se e kaluan në këmbë kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë, shkruan Insajderi.

Të dy personat u janë dorëzuar autoriteteve serbe. /Insajderi.com