Dy kosovarë arrestohen në Gjermani të dyshuar për grabitje

Dy kosovarë arrestohen në Gjermani të dyshuar për grabitje

Me kërkesë të prokurorisë gjermane në Mannheim, të dielën është lëshuar fletarrest kundër dy burra me shtetësi kosovare, mosha e të cilëve është 22 vjet.

Ata janë të dyshuar se  kanë kryer një grabitje me forcë të dielën në mëngjes në ora 02:00 të mëngjesit, raporton mrn-news.de.

Dy të dyshuarit i janë afruar një 29-vjeçari nga prapa të cilët me forcë kanë tentuar që t’ia marrin kuletën. Autorët janë larguar në këmbë pas krimit.

Pas një hetimi të menjëhershëm ata janë gjetur nga ana e zyrtarëve të stacionit policor Mannheim-Oststadt, jo shumë larg nga vendi i veprës të cilët i janë nënshtruar një testi të dopingut.

Që të dy burrat nga Kosova pas marrjes në pyetje, janë dërguar në paraburgim. Ata akuzohen për grabitje dhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm./Insajderi.com