Dy komunat e Drenicës fitohen pa balotazh – Lladrovci ka një mesazh

Dy komunat e Drenicës fitohen pa balotazh – Lladrovci ka një mesazh

Ramiz Lladrovci i PDK-së i cili fitoi pa balotazh zgjedhjet në Komunën e Drenasit ka uruar Bekim Jasharin, i cili gjithashtu pa balotazh u zgjodh kryetar i Komunës së Skenderajt.

Lladrovci ka deklaruar se së bashku me Jasharin do ta bëjnë zonën e Drenicës një vend më të mirë.

 

“Urime Bekim Hamëz Jashari! Ju priftë e mbara në krye të Skënderajit. Së bashku, Drenicën do ta bëjmë edhe më të mirë!Suksese!”, thuhet në urimin e Lladrovcit të publikuar në Facebook.

Jashari kandidoi si i pavarur për kryetar të Skenderajt, po u mbështet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).