Dy kombëtaret e fundit që kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin “Rusi 2018”

Dy kombëtaret e fundit që kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin “Rusi 2018”

Maroku dhe Tunizia janë dy kombëtaret e radhës të cilat kanë siguruar plasmanin në Kampionatin Botëror.

Dy kombëtaret afrikane, Maroku dhe Tunizia, janë të fundit që kanë siguruar Botërorin “Rusi 2018”, raporton Insajderi.

Kështu, dy kombëtaret kompletuan listën e kombëtareve nga CAF që do të marrin pjesë në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Një barazim pa gola në shtëpi ndaj Libisë i mjaftoi Tunizisë që të sigurojë kualifikimin, derisa Maroku shënoi një fitore mbreslënëse në shtëpi, me rezultat 2:0 ndaj Bregut të Fildishtë.

Të dy kombëtaret i bashkohen Nigerisë, Egjiptit dhe Senegalit si reprezentuesit e Afrikës vitin e ardhshëm në turneun më të madh të futbollit. /Insajderi