Dy klube e kërkojnë Manajn

Dy klube e kërkojnë Manajn

Pak ditë më parë, me diat pranë skuadrës së Interit bënë me dije që Las Palmas kishte “prenotuar” shqiptarin dhe po diskutonim me zikaltrit detajet e transferimit.

Mirëpo, si të mos mjaftonte insistimi i skuadrës spanjolle, në Itali nuk heqin dorë për shërbimet e sulmuesit kuqezi. Gjatë ditës së djeshme kanë nisur të shtohen edhe emrat e ekipeve që po tentojnë të bindin zikaltrit dhe vetë sulmuesin për pjesën e mbetur të sezonit.

manaj

Së fundmi, është Cesena që ka hedhur grepat për të marrë shërbimet e sulmuesit kuqezi. Është e përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” që ka bërë me dije emrin e skuadrës së re italiane që është duke tentuar Manajn.

Por, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, “Sport Mediaset” ka shtuar një tjetër pistë për kuqeziun. Është skuadra e Ingolstadt që ka bërë një ofertë për të marrë shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Me këtë interesim, Las Palmasi nuk është më pistë e sigurt, pasi Bundesliga është një mundësi e mirë për futbollistin.

Sipas mediave italiane, skuadra e Bundesligës ka bërë një ofertë konkrete pranë zikaltërve dhe tashmë duket se është krijuar një pistë interesante për Manajn që duket se lëkund ndjeshëm kërkesën e Las Palmasit.

Mbetet për t’u parë se cila do të ketë dëshira e shqiptarit, mirëpo falë dy interesimeve nga liga e parë në Gjermani dhe Spanjë, Çezena ka shanse minimale për të bindur Manajn. /Insajderi.com