Dy këshilltarët e Trumpit që punojnë pa rrogë

Dy këshilltarët e Trumpit që punojnë pa rrogë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar pagat e kabinetit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Zyra e Presidentit Trump ka prezantuar para Kongresit amerikan pagat e 22 njerëzve të kabinetit.

Siç raporton Huffington Post, dhëndrri i Trump dhe Këshilltari kryesor i tij, Jared Kushner dhe vajza e presidentit, Ivanka Trump, po ashtu këshilltare në kabinetin e Trump, nuk marrin fare rrogë nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërsa, zyrtari më i paguar i kabinetit është zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, përcjell Insajderi.

Spicer përfiton rrogë në vlerë prej 179 mijë eurosh në vit. /Insajderi.com