Dy ish-komandatë të UÇK-së përlahen ende se kush ka ushtarë pas vete

Dy ish-komandatë të UÇK-së përlahen ende se kush ka ushtarë pas vete

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ku tha se nëse sonte ratifikohet kjo marrëveshje, atëherë asnjëherë më nuk do të përmirësohet.

E për këtë deklarat, Haradinaj i tha deputetit Selimi se nuk ke ushtar pas veti, shkruan Insajderi.

“E ngova me shumë vëmendje mikun tim të vjetër edhe e mijta tu thanë që nuk ndërrohen marrëveshjet, a ndërrohen një anshëm a nuk votohet një anshëm, e dëgjova duke thënë se këtë peticion e kemi bërë për shkak se po humbin territor, por pasi kemi të kalume me Rexhën, Rexha e din qysh ndërrohen kufijtë edhe o Rexh s’ki ushtar mas veti lej ato pallavra”, është shprehur deputeti Daut Haradinaj.

Mirëpo për këtë deklaratë deputeti Selimi kërkoi replikë ku tha se “unë kam mendu që kam ushtar mas veti duke të llogaritur edhe ty”.

Të dy këtë deputet kanë qenë komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK), në luftën e fundit në Kosovë. /Insajderi.com