Dy huqjet e exit pollit

Exit polli i realizuar nga "Klan Kosova" për rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale ka dështuar të japë rezultatin e saktë në dy komuna: Prizren dhe Klinë. 

Dy huqjet e exit pollit

Kur drejtuesi i exit pollit “Klan Kosova dhe Gani Bobi”, Baton Haxhiu doli për të dhënë rezultatet e nxjerra nga ky exit poll, tha se në komunat e Klinës dhe Prizrenit do të qeveriste Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Exit polli “Klan Kosova dhe Gani Bobi” sugjeronte se Sokol Bashota i PDK-së ka fituar në Klinë me 53 për qind të votave, raporton Insajderi. Ky exit poll, po ashtu rekomandonte se edhe në Komunën e Prizrenit ka fituar PDK-ja, me kandidat Shaqir Totajn.

Por, rezultatet preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) e thonë të kundërtën.

Rezultatet zyrtare të publikuara nga KQZ-ja tregojnë se në Klinë, PDK-ja ka humbur garën ndaj AAK-së. Në këtë komunë ka fituar Zenun Elezaj i AAK-së.

Po ashtu, edhe në Prizren janë numëruar të gjitha votat, të cilat kanë nxjerrë fitues Mytaher Haskukën e Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.com