Dy humbjet e Bayernit kundër Interit

Dy humbjet e Bayernit kundër Interit

Tri humbje, një fitore. Kështu e mbyll Bayern ciklin e ndeshjeve miqësore në Kinë dhe Singapor, aty ku është vendosur për 12 ditë në këto ditë të nxehta verore.

Kampionët e Gjermanisë sot u mposhtën 2-0 nga skuadra e dytë italiane para sezonit të ri, Inter.

Djemtë e trajnerit Luciano Spaletti u shfaqën në formën më të mirë të mundshme ndaj rekordmenëve, duke e zgjidhur ndeshjen që në 30 minutat e para të takimit.

Golat për zikaltrit i shënoi të dy sulmuesi Eder, fillimisht në të 8′ dhe më pas në të 30′. Nëse i pari ndodhi pas një gabimi të mbrojtësit Felix Götze, vëllai i kampionit të botës, Mario Götze, i dyti nuk shmangej dot, sepse krosi i dërguar nga Ivan Perisic ishte si një drapër i mprehtë para syve të italianit, i cili e pati krejtësisht të lehtë ta kthente në gol, shkruan Telesport.

Dëmtimi i mesfushorit Franck Ribery e detyroi trajnerin Carlo Ancelotti ta zëvendësonte me Milos Pantovic-in, lëndimi i të cilit dukej mjaftë serioz.

Gjithsesi, nuk u duk diçka serioze. Në pjesën e dytë formacionet thuajse u ndryshuan plotësisht, me Bayern-in që pritej të bënte diçka më shumë me lojtarë si Thomas Müller, James Rodriguez dhe Renato Sanches, por kjo nuk ndodhi.

Me këtë triumf, Interi la fushën krenar, i vetëdijshëm se çdo ditë po përmirësohet, duke fituar besim para nisjes së kampionatit. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bavarezët.

https://www.youtube.com/watch?v=ucUcZ2vIKDQ