Dy gra në Dardani lëndohen nga zjarri, pasi prekën njehsorët elektrikë të ndërtesës

30.11.2017 10:10
Dy gra në Dardani lëndohen nga zjarri, pasi prekën njehsorët elektrikë të ndërtesës

Në rr. “Bill Klinton” në Prishtinë dje pas mbrëmjes është regjistruar një rast i shkaktimit të rrezikshëm të përgjithshëm.

Policia raporton se dy të dyshuara femra shqiptare kanë pësuar lëndime, pasi që dyshohet se të njëjtat kanë prekur njërin nga njehsorët elektrikë në ndërtesë dhe për pasojë janë përfshirë nga zjarri.

“Të dyshuarat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin”, raporton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.