Dy gënjeshtrat e Thaçit për misionin e EULEX-it

Dy gënjeshtrat e Thaçit për misionin e EULEX-it

Më 5 dhjetor 2017, presidenti Hashim Thaçi kishe shprehur bindjen e plotë se EULEX do të shkojë përfundimisht pas përfundimit të mandatit.

“Në verën e vitit të ardhshëm, ne do të shohim përfundimin e plotë të mandatit aktual të misionit EULEX. Nëse deri tani kemi folur për tranzicion, për tkurrje, ne tani duhet të flasim menjëherë për fazën përmbyllëse”, kishte thënë ai.

Por Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi dje të rifokusojë mandatin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX Kosovo. Vendimi i Këshillit parashikon që mandati i rishikuar të zgjasë deri më 14 qershor 2020.

Presidenca vetëm pak dit para vendimit tha se përmbajtja e letrës është negociuar në mes palës kosovare dhe asaj të BE-së dhe parasheh përfundimin e mandatit ekzekutiv dhe reduktimin e rolit të EULEX-it në rol monitorues dhe këshillues në fazën e përmbylljes së misionit.

Në fakt, sipas vendimit të fundit Misioni do të mbajë disa përgjegjësi të kufizuara ekzekutive në fushat e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe mbështetjen për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar, si dhe përgjegjësinë për sigurimin e mirëmbajtjes dhe promovimit të sigurisë si përgjegjës i dytë i sigurisë./Gazeta Alo