Nëse konfirmohen, këto do të jenë incidentet e para në tregun më të madh të celularëve në botë, njofton top-channel. Njëri nga" />

Dy “Galaxy Note 7” marrin flakë në Kinë

Dy pajisje “Galaxy Note 7” kanë marrë flakë në Kinë, sipas disa raportimeve në rrjetet sociale. Ky lajm vjen dy javë pas lançimit të “smartphone”-t që ka pasur probleme me baterinë në të gjithë botën.

Dy “Galaxy Note 7” marrin flakë në Kinë

Nëse konfirmohen, këto do të jenë incidentet e para në tregun më të madh të celularëve në botë, njofton top-channel.

Njëri nga personat që ka denoncuar djegien e Samsungut të tij tha se telefoni nisi të nxehej, të dridhej dhe më pas shpërtheu duke nxjerrë tym të zi. Samsungu e kontaktoi pronarin e këtij celulari, duke i propozuar që t’ia merrte aparatin në këmbim të rimbursimit, por ai nuk ka pranuar.

Samsungu e ka lançuar Note 7 në Kinë në datën 1 shtator, edhe pse ka pasur raste të telefonave që merrnin zjarr në vende të tjera të botës. Ditën tjetër, Samsung njoftoi se do të ndalonte shitjet e Note 7 në 10 shtete. /Insajderi.com