Dy futbollistë me origjinë shqiptare që luajnë në superligën e Serbisë

01.11.2017 21:58
Dy futbollistë me origjinë shqiptare që luajnë në superligën e Serbisë

Në Superligën e Serbisë ka edhe shqiptarë. Dy prej tyre, me origjinë nga Lugina e Preshevës, tregojnë se përse aktivizohen aty dhe si ndihen.

Ata janë futbollist janë nga vende të ndryshme. Mbrojnë ngjyrat e klubit Radnik nga Surdulica në jug të Serbisë. Klubi ka hapur portat për futbollist pasi është futur në Super Ligën e Serbisë si kampione e ligës së dytë.

Për herë të parë serbët bëjnë tifo edhe për shqiptarët, raporton Insajderi.

I pari ka qenë nga Presheva që ka thyer akullin pas shumë vitesh. Në klub është prej 1 vit e gjysmë

Në fillim ka qenë shumë e vështirë për mua sepse ishte në rregull. Në shumicën e rasteve kur është përmendur emri im tifozët më kanë përkrahur”, ka thënë Iljasa Zulfiu, futbollist i KF Radnik.

Presheva- Shqiptaret e Serbisë kanë disa klube, por kushtet nuk ua kanë mundësuar të kenë klube profesioniste.

“Kjo është një mundësi e mirë që më ka munduar ekipi që të vij në prova dhe rruga ime është drejt Evropës”, ka thënë Faton Xhemaili, futbollist i KF Radnik për televizionin Klan.

Ish futbollisti nga Sarajeva, Simo Krunic, është tani trajner, thotë se prania e shqiptarëve është normale.

“Kur I shoh futbollistët e tjerë të rinjë, këta të dy janë më të disciplinuar dhe meritojnë trajtimin që kanë dhe mbase edhe më shumë”, ka thënë Simo Krunic, Trajner i KF “Radnik”./Insajderi.com