Dy emrat që pritet të jenë në krye të PSG-së

Dy emrat që pritet të jenë në krye të PSG-së

Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se PSG e ka në krye të listës emrin e Massimiliano Allegrit, për ta zëvendësuar Unai Emery.

Mësohet se PSG do ta largojë në fund të sezonit spanjollit nëse nuk arrin të ketë sukses në Ligën e Kampionëve.

Klubi nga kryeqyteti e ka fituar katër herë në pesë vitet e fundit titullin e kampionit, ndërsa në Evropë nuk ka treguar asnjë sukses edhe pse Qatar Sports Investments kanë investuar shumë.

Sipas kësaj situate Gazzetta dello Sport, e sheh Allegrin, si zëvendësuesin më të duhur, pasi ka treguar gjithmonë sukses në Ligën e Kampionëve, duke e kaluar gjithmonë fazën e grupeve.

Sipas gazetës emri tjetër është, Antonio Contes. Nasser Al-Khelaifi të mërkurën pas humbjes nga Bayern Munich tha se është shumë i zhgënjyer.