Dy arsyet pse Walker dëshiron ta vizitojë Kosovën

Dy arsyet pse Walker dëshiron ta vizitojë Kosovën

Diplomati veteran amerikan, William Walker është prezent çdo përvjetor të shtetit të Kosovës, gjithashtu edhe në 10 vjetorin e saj, Walker ka zgjedhur të festoj së bashku me kosovarët.

Walker në një intervistë për emisionin 038 të KTV-së ka treguar se cilat janë arsyet pse ai dëshiron ta vizitojë Kosovën ku njëra ndër to është dëshira për makiato.

Ndërsa dëshira e dytë e tij është që ta takojë vajzën e cila i kishte dhuruar një lule në Reçak pas luftës në Kosovë.

Ai tregon se sa herë vjen në Kosovë, e viziton Reçakun dhe se nuk dëshiron të takohet me politikanët.

Ndonëse që nga 98-a viziton Kosovën, ai di shumë pak fjalë në gjuhën shqipe. Thotë që kjo i është bërë pengesë pse nuk ka provuar të gjej një grua shqiptare.

Miku i shqiptarëve thotë ndonëse është e lodhshme rruga nga Uashintoni në Kosovë, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri sa të mundet, pasi atë e motivojnë njerëzit e Kosovës dhe dashuria e tyre ndaj tij.

Në Kosovë Walker do të qëndrojë 10 ditë.