Dy aksidente me fatalitet gjatë ditës së djeshme

Dy aksidente me fatalitet gjatë ditës së djeshme

Policia ka raportuar se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet, njëri në fshatin Orllat në komunën e Drenasit dhe tjetri në fshatin Rogov, në Gjakovë.

Në fshatin Orllat një person teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij është dal nga rruga dhe është rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka marr lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime të rënda ka marr edhe një pasagjerë në veturë i cili është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa në fshatin Rogov të Gjakovës, aksidenti është shkaktuar nga një veturë me targa të huaja ku nga mospërshtatja e shpejtësisë ka dal nga rruga dhe ka goditur dy këmbësore femra.

Nga lëndimet e marra dy këmbësoret kanë ndërruar jetë, kurse lëndime të lehta ka pësuar një pasagjer i veturës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari (drejtuesi i veturës) është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com