Duke i shëruar plagët përmes artit

Duke i shëruar plagët përmes artit

Është nder për mua që jam këtu me ju, në këte përpjekje për të promovuar të drejtat globale të njeriut përmes diplomacisë kulturore.

Kjo konferencë dhe mesazhi kyç që ajo përçon, që të drejtat e njeriut kanë rëndësi dhe duhet të kenë rëndësi botërisht, vjen në kohën e duhur. Ne takohemi për të ngritur rëndësinë e të drejtave të njeriut përkundër një sfondi dramatik: derisa imazhe të panumërta të vuajtjeve njerëzore dhe krimeve të papërshkrueshme kundër atyre që janë në mesin e një konflikti brutal, të grave dhe fëmijëve, tani vinë në kohë reale nga Alepo, depërtojnë në dhomat tona, në praninë e rrjeteve sociale, në ndërgjegjen tonë, edhe nëse i largojmë sytë nga to.

Si një person që ka qenë në shënjestër të luftës brutale të Serbisë në Kosovë, këto vuajtje janë pamje shumë të njohura për mua. E vetmja arsye që unë jam sot këtu me ju, e vetmja arsye që kam zë ta përfaqësoj vendin tim dhe të tregoj historinë e tij, është për shkak se njerëz si ju të cilët dy dekada më parë u ngritët nëpër kryeqytete, nga Uashingtoni në Berlin, nga Londra në Paris, nga Madridi dhe Roma, në qeveri dhe dhoma ekzekutive bordesh, në media dhe shoqëri civile për të thënë “Jo, as tani, as kurrë më!”. Sepse ata qëndruan të vendosur për të mbrojtur të drejtat e njeriut për njerëz të pannohur, njerëz që nuk i kanë takuar kurrë, me të cilët nuk kanë ndarë as lidhje të gjakut as të tokës e as të gjuhes, pa e marrë parasysh cmimin politik që do të mund ta paguanin.

Pra sot, une nuk mund të mendoj për një vend më të mirë për të thënë mendimet e mia për të drejtat e njerëzimit dhe diplomacinë kulturore se sa në Berlin, në Gjermani, një shtet që ka treguar lidership dhe vizion të pashoq në mbrojtjen e të drejtave njerezore dhe në mbrojtjen e më të pambrojturve: ju u keni hapur dyert refugjatëve që po largohen nga luftërat. Këto fjalë vijnë nga dikush që e përjetuar një: askush ndonjëherë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia e vet. Ata brutalisht kanë qenë të shtyrë të bëjnë këtë zgjidhje, dhe unë i duartrokas ata që i përqafuan refugjatët.

Një ditë, njësoj sikur unë, njerëzit që jeni duke i strehuar do të jenë dëshmi e gjallë se si bujaria juaj, qëndrimi juaj parimor për të drejtat e njeriut, ka bërë ndryshim.

Kur flas përpara publikut jashtë Kosovës, është shumë e rëndësishme të them që Kosova më nuk është nje vend i shkatërruar nga lufta. Që nga viti 2008 është shtet i pavarur, shteti më i ri i Evropës. Kjo nuk do të thotë që i kemi gjetur zgjidhjet për të gjitha. Në fakt nuk i kemi, jemi larg nga ajo.

Por në këto dy dekada të shtetndërtimit, kemi mësuar shumë, më së shumti nga gabimet tona.

Ka pasur shumë ndryshime pozitive, dhe një numër i zmbrapsjeve. Kemi triumfuar, kemi rënë dhe kemi treguar aftësi të jashtëzakonshme për t’u rimëkëmbur.

Një nga këto aspekte për të cilën jam e sigurt – ndoshta edhe pak subjektive – që ka krijuar impakt të qëndrueshëm direkt dhe indirekt, është zgjedhja e gruas së parë Presidente, një pozitë që kam qenë e nderuar dhe e privilegjuar ta mbaj për pesë vjet.

Por ky nuk është i vetmi aspekt pozitiv që do ta ndaja për Kosovën, shtetin tim të vogël por shumë të guximshëm. Sot, dua të flas se si artistët e Kosovës gjetën kuptim në traumën kolektive të luftës, dhe se si ata e kanë përdorur atë për të pajtuar dhe për të provokuar shoqërinë, për të thyer barrierat në mesin tonë dhe në disa raste edhe të zhbëjë disa mite tradicionale.

Si dëshmitarë të shteti të dërrmuarr fizikisht dhe një shoqërie të thyer emocionalisht, ata e morën përsipër përgjegjësinë për të shëruar shoqërinë përmes artit të tyre. Në këto kohëra, siç mund ta imagjinoni, fjalët ishin bërë shumë të vështira të shprehen, dhe ajo çfare kishte mbetur ishte një komunikim thellësisht i pafjalë dhe i heshtur në mesin tonë.

Artistët tanë u bënë ndërmjetësuesit që drejtuan Kosovën drejt një kuptimi më universal të të drejtave të njeriut duke përdorur gjuhën universale të artit. Ata ndihmuan komunikimin në familje, në komunitete të shtypura, përtej ndasive etnike, në të gjithë botën.

Si e bënë këtë?

Gjatë luftës në Kosovë, burrat shqiptarë u vranë dhe u ekzekutuan; gratë u trajtuan si plaçkë e luftës, shpesh duke u dhunuar në mënyrë që t’i çnderojnë, që t’i poshtërojnë familjet e tyre, për të ngjallur terror.

Mijëra gra u dhunuan gjatë luftës në Kosovë. Deri sot nuk kemi numër të saktë, por mbështetemi në të dhënat e siguruara nga ekspertët, që e vënë këtë numër në njëzetmijë.

Në pasluftën kaotike, dhe në mungesën e drejtësisë për të mbijetuarat, shumica prej tyre qëndruan në heshtje.

Disa që vendosën të tregojnë ccfarë ju ka ndodhur, u braktisën për shkak të stigmës që dhunimi mban në Kosovë, edhe pse Kosova nuk është e vetmja.

Të mbijetuarat shumë rralle folën për terrorin që e kishin përjetuar. Dhe shoqëria e Kosovës nuk fliste për këtë gjë, një pjesë e arsyes ësntë se nuk dinim si ta trajtonim këtë ccështje.

Kur gjykatat, vendore dhe ndërkombëtare, dështuan të sigurojnë drejtësi për 15 vjet, unë, si presidente, u betova se shteti të cilin e krijuam, për të cilin ato vuajten aq shumë, nuk do t’i dëshpronte më. Kjo çështje u bë shumë personale për mua.

Me ndihmën e grave aktiviste që kishin punuar me vite për t’iu ndihmuar viktimave të dhunimit, unë ndërmora hapa institucional për t’iu siguruar qasje në drejtësi dhe shëndetësi si dhe fuqizim ekonomik për viktimat.

Ne i mbrojtëm fuqishëm dhe arritëm t’iu sigurojmë mbrojtje ligjore.

Por çështja e dhunimit i tejkaloi institucionet. Çështja ishte se si shoqëria t’iu bashkohej, për të ndaluar stigmatizimin dhe për t’iu bashkuar atyre për të treguar çfarë ju ka ndodhur dhe për të kërkuar drejtësi. Kishte të bënte me shoqërinë që ta kuptonte se mund të na ketë ndodhur të gjithëve, mund të më kishte ndodhur mua.

Artistja me origjinë kosovare Alketa Xhafa kishte një ide se si të mbyllet kjo zbrastirë. Ajo u bëri thirrje grave dhe burrave të dhurojnë një fustan në mënyrë që ajo të mund t’i varte përgjatë stadiumit të futbollit të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, në mënyrë që të mjegullojë linjat mes të mbijetuarave dhe ne të tjerëve.

Për ta vizuelizuar këtë çështje. Për ta bërë këtë në Ditën e Çlirimit të Kosovës në një lokacion aq mashkullor dhe aq të madh, për të sjellë vëmendje, për të parë se sa shumë njerëz i ka prekur. Jo të gjithë ne apo ata në mesin tonë ishin çliruar. Dhe për fund, pa shumë shpjegim, për të treguar mbështetje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Për një muaj, mijëra gra dhe burra nga i gjithë vendi dhuruan fustane për t’u solidarizuar me të mbijetuarat. Ata folën përmes donacioneve. Shumë njerëz, përfshi të mbijetuarat, dhuruan fustane që i kanë veshur në raste speciale.

Një fund i veshur në dasmën e vëllaut.

Një fustan që një deputete e kishe veshur ditën kur nënshkroi deklaratën e pavarësisë.

Kishte edhe fustane të momenteve të hidhura: një fustan nusërie nga një martesë e shkatërruar për shkak të dhunimit.

Një fund i veshur në ditën e dhunimit me mbishkrimin: “Ky fund mban një histori të tmerrshme”. Në të ishte edhe data kur ka ndodhur dhunimi.

Ato u vendosën në stadiumit të kryeqytetit për të treguar përmasat e kësaj forme të torturës dhe për të treguar se turpi nuk është i viktimave por i atyre që kanë kryer këtë krim të tmerrshëm.

Ish-luftëtarë, yje, anëtarë të parlamentit, ministra dhe mijëra njerëz të zakonshëm iu bashkuan iniciativës që simbolikisht t’iu tregonin atyre që nuk janë të vetme dhe këtë e bënë nëpërmjet angazhimit të artistes për të krijuar një vepër artistike vërtetë prekëse që foli në mënyrë universale në gjithë botën.

Mesazhi i saj i fuqishëm që dhunimi është krim lufte, kërkimi për barazi dhe drejtësi, njohje dhe pajtim u kuptua nga të gjithë. Ne u zgjuam me gazeta dhe televizione nga Spanja e deri në vende të largëta sa Australia, që kishin shkruar për instalacionin sepse ai foli në emër të shumë të dhunuarave dhe ngriti vetëdije për këtë abuzim të të drejtave të njeriut. Ky krim lufte nuk mund të heshtej më.

Në Kosovë, impakti i këtij instalacioni i tejkaloi pritjet tona. Unë pashë se si shoqëria ndryshoi diskursin dhe qëndrimin rreth kësaj çështjeje. Ne po ashtu pamë mbështetje edhe nga disa vende të pazakonshme.

Muajin e kaluar, imamët nëpër xhamitë përreth Kosovës, që vazhdojnë të jenë vende të rëndësishme sociale dhe fetare në zonat tradicionale të Kosovës, i kushtuan lutje, për t’i udhëzuar besimtarët e tyre që të mbijetuarat nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë të trajtohen me dinjitet. Një hap i rëndësishëm jo vetëm për njohjen dhe shërimin, por për pranimin dhe ndërgjegjësimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit.

Në këso lloj veprimesh që kanë përdorur artin si një rrugë e shprehjes për të mbledhur shoqërisë rreth çështjes sociale, kam gjetur shumë frymëzim dhe siguri për të ardhmen e vendit tonë. Sepse arti ka dëshmuar të jetë një mjet efektiv i vetëdijesimit dhe debatit, i rritjes së ndërgjegjësimit dhe i formës së protestës.

Duke eksploruar ndjenjat dhe emocionet e të rriturit mes luftës, në mes të ndryshimeve të mëdha nga komunizmi në demokraci, duke kombinuar të kaluarën e hidhur të Kosovës dhe përvojat e tyre personale, artistët e Kosovës kanë arritur të shtjellojnë çështje të mëdha në të njëjtin nivel me kolegët e tyre në të gjithë Evropën dhe më gjerë.

Përmes punës së tyre, artistët e rinj të Kosovës e kanë vënë shtetin – i cili fatkeqsisht mbetet vendi më i izoluar në Evropë – në hartë dhe kanë qenë ambasadotët tanë më efektiv.

Nga Rita Ora, ylli britanik i lindur në Kosovë dhe ambasadorja e nderit e Kosovës e cila kujton përjetimet e familjes së saj si refugjatë nga Kosova në Britani të Madhe për të ngritur vetëdije për refugjatët sirianë, dhe Dua Lipa, mbretëresha e re e popit në Londër, e cila sapo ka hapur fondacion për të krijuar mundësi të njëjta që artistët e Kosovës të përparojnë, arsistët kanë ndarë shumë histori të vështirësive dhe të rimëkëmbjes.

Ata kanë qenë dëshmia e gjallë pse të drejtat njerëzore kanë rëndësi dhe se si humaniteti nuk e ka dështuar Kosovën.

Për shkak të kufizimeve të imponuara për udhëtimet në Kosovë, i cili është i vetmi vend në Evropë ku qytetarët nuk mund të udhëtojnë pa viza, astistët nuk janë dorëzuar. Në qytetin e lashtë të Prizrenit, ata ndryshuan parametrat plotësisht.

Për pesëmbëdhjetë vjet, ata i kanë dhënë fund izolimit të tyre dhe kanë krijuar lidhje të mahnitshme të bashkëpunimit duke sjellë artistë botërorë e evropianë në Dokufest, një festival i filmit të shkurtë dhe dokumentar me tematikë promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike përmes filmit, që tash krenarisht renditet në eventet më relevante të kulturës të këtij soji botërisht.

Ata e kanë bërë këtë më herët këtë vit, përderisa ecën tapetin e kuq në ceremoninë e Oscar për herë të parë me filmin 21 minutësh “Shok”, për të treguar gjurmët e luftës së Kosovës mbi jetën dhe miqësinë e dy djemve 12-vjeçarë.

Veprat e tyre kanë depërtuar në vende ku politika ende nuk ka arritur. Në Muzeun e Izraelit në Jerusalem shtrihet një zinxhir i gjatë i kontejnerëve të mbushur me rrënoja që përshkruajnë gurët e cmueshëm të qafores së nënës së Petrit Halilajt, artistit premtues nga Kosova i cili u bë përfaqësuesi i parë i Kosovës në Bienalen e Venedikut.

Qaforja, të cilën nëna e tij e fshehu në kopsht, është i vetmi gjësend i së kaluarës së tyre që i kishte mbijetuar luftës. Rrënojat që mbushin kontejnerët janë rrënojat e shtëpisë së tyre të djegur.

Por të drejtat e njeriut në kontekstin e luftës nuk janë i vetmi preokupim i artistëve të Kosovës.

Kohët e fundit, si një akt të rezistencës politike dhe aktivizmit shoqëror, ne jemi dëshmitarë gjithnjë e më shumë se si artistët sfidojnë normat e para-konceptuara të shoqërisë sfidë për gjinitë dhe identitetit, sidomos në mbrojtjen e të drejtave të grupeve më të margjinalizuara, duke përfshirë të drejtat e komunitetit LGBT, të cilat janë të garantuara me kushtetutë, por ende përballen me diskriminim.

Në sheshin kryesor të Prishtinës, grupi me femra artiste “Haveit” lexoi me zë të lartë dhe shpërndau poezi të autorëve të famshëm shqiptarë, të cilat janë ndaluar për shkak të përmbajtjes homoseksuale.

Ato u puthën për ditën e Shën Valentinit, për të demonstruar se dashuria nuk njeh kufi. Për të sfiduar nacionalizmin dhe ksenofobinë, ato vendosën mbishkrimin “Çfarë ngjyre ka flamuri yt kur digjet?”

Ato kanë imituar procesin e rrojës për ta “sfiduar patriarkalizmin”, duke thënë se “burrëria nuk mund të matet me mustaqe dhe mjekra”.

Organizatat, gjithashtu, janë mbështetur në artin si një emërues i përbashkët për të folur me audienca anembanë ndarjeve kulturore rreth universalitetit të të drejtave të njeriut.

Për të ngritur ndërgjegjësimin për fatin e 1,800 personave të zhdukur nga lufta në Kosovë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka mbuluar sheshin me këpucë bosh. Ata ndërtuan një mur me emra. Ndezën 1,800 fenerë me pikëpyetje.

Përsëri, asnjë fjalë nuk u tha. Por të gjitha u kuptuan.