Duka uron Xhakën për ditëlindje

Duka uron Xhakën për ditëlindje

Presidenti i Federatës së Shqipërisë në Futboll, Armand Duka, ia ka uruar ditëlindjen Taulant Xhakës.

Xhaka i cili ka mbetur i pa kënaqur me mos inkuadrimin e tij në lojë nga trajneri i kombëtares së Shqipërisë, De Biasi, duke bërë kështu që të largohet nga ekipi.

Duka i ka uruar Xhakën përmes llogarisë së tij në Facebook.

“Gëzuar ditëlindjen Taulant Xhaka. U bëfsh njëqind vjeç!”, ka shkruar Duka.

Gëzuar ditëlindjen Taulant Xhaka. U bëfsh njëqind vjeç! ?? ⚽

Posted by Armand Duka on Tuesday, 28 March 2017

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë falënderimi i Xhakës.

“Faleminderit President!”, ka komentuar Xhaka.

Duka dje ka përsëritur mbështetjen e tij për vendimet e trajnerit De Biasi, duke thotë se suksesi i skuadrës mund të sigurohet vetëm përmes disiplinës dhe punës në grup.

“Nuk përkrah asnjë vendim individual, por se kush luan dhe kush jo, atë e vendos trajneri. Xhaka nuk është aktivizuar, por nuk ka ikur pa lejen e trajnerit nga ekipi. Trajneri i ka dhënë leje atij dhe përsa kohë trajneri nuk thotë që Xhaka ka thyer disiplinën, Federata s’ka si e dënojë”, ka thënë ai./Insajderi.com