Duka: Të gjithë futbollistët do të pajisen me pasaporta diplomatike

Duka: Të gjithë futbollistët do të pajisen me pasaporta diplomatike

Për Armand Dukën është padyshim një moment shpërblimi për gjithçka është bërë në këto vite me futbollin shqiptar, por për të ky është shumë më tepër se një sukses thjesht futbollistik

Ai ka thënë se do të shpërblehet gjithë futbollistët për këtë arritje historike

“Jam shumë i kënaqur jam vërtet shumë i kënaqur që morëm pjesë në këtë kompeticion që bëmë çdo gjë mirë, që janë kënaqur gjithë shqiptarët dhe kjo e sotmja ishte shpresojmë shumë që të rrimë akoma këtu”, tha Duka.

“Objektivi për ne ka qenë i arritur që erdhëm këtu, jam i kënaqur që bëmë një paraqitje shumë të mirë, si në ndeshjen e parë të dytën, dhe fituam të tretën por mbi të gjitha një paraqitje si komb me tifozët që kanë treguar që jemi një komb Evropian dhe ky është një sukses shume i madh futbollistik”, shtoi numri një i FSHF’së për SuperSport.

“Premio do marrë ekipi, do japë FSHF do japë qeveria. Kryeministri ka premtuar jo vetëm premio po ju ka premtuar të gjithë lojtarëve pasaporta diplomatike. Shqipëria nuk ka ambasadorë më të mëdhenj se këta, kështu që këta janë ambasadorë”, përfundoi Duka. /Express/