“Duhej ta fauloje atë” – reagimi i Ronaldos pas golit të Messit [video]

“Duhej ta fauloje atë” – reagimi i Ronaldos pas golit të Messit [video]

Gjatë “El Clasico”-s së fundit që u zhvillua të dielën në Bernabeu, kamerat televizive kanë “kapur” edhe reagimin e ashpër të Cristiano Ronaldos pas golit të tretë dhe deçiziv të Lionel Messit, të shënuar në sekondat e fundit.

“Duhej ta faulloje atë”, ishte fraza që Ronaldo e tha me nervozizëm drejtuar Marcelos, mbrojtësit brazilian që nuk arriti ta ndalte Sergi Roberton e Barcelonës në kundërsulmin që u shndërrua në gol nga katalanasit.

Portugezi Ronaldo ishte jashtë vijave të fushës, përpara bankës së Real Madridit, dhe u pa teksa kërceu nga nervozizmi.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i majtë brazilian i Real Madridit, Marcelo, pranoi fajin për golin e fundit të pësuar nga “mbretërit”.

“Unë e marrë përsipër fajin për mos ndaljen e Sergi Robertos”, deklaroi Marcelo, njofton e përditshmja spanjolle AS.

Real Madridi u mposht me rezultat 3-2 në Santiago Bernabeu nga Barcelona, me çka katalanasit futen seriozisht në garë për titull. /Insajderi.com