Duda Balje, thirrje prizrenasve ta votojnë Shaqir Totajn [video]

Duda Balje, thirrje prizrenasve ta votojnë Shaqir Totajn [video]

Koalicioni VAKAT në Prizren, në këto zgjedhje lokale po e përkrah Shaqir Totajn e PDK-së për Kryetar të Prizrenit.

Gjatë fushatës, boshnjakët kanë organizuar disa takime me përkrahës në të cilat pos Totajt, ka marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Deputetja prizrenase që vjen nga ky koalicion, Duda Balje në një mesazh publik sot i ka bërë thirrje komunitetit të saj që ta votojnë Shaqir Totaj.

“Unë e njoh Shaqir Totajn si qytetar të Prizrenit, një njeri shumë energjik dhe i disiplinuar. Jam e sigurt se Shaqir Totaj është njëri prej miqve më të mirë dhe partneri më i mirë që e kemi pasur deri  më tani si komunitet boshnjak. Prandaj, i bëj thirrje komunitetit boshnjak të cilin unë e përfaqësoj, që më 22 tetor ta votojnë z. Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit. Shaqir Totaj është përzgjedhja ime për këto zgjedhje” ka thënë ajo.