Duartrokitje në Bundesligë për gjyqtarin që mori në qafë PSG-në

Duartrokitje në Bundesligë për gjyqtarin që mori në qafë PSG-në

Gjyqtari gjerman Deniz Ajtekin u kryqëzua ashpër nga mediat dhe kritikët për vendimet e padrejta në ndeshjen mes Barcelonës dhe PSG-së. Për të pritet të merren masa nga Komisioni i arbitrave dhe me shumë mundësi nuk do të gjykojë më në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, pas skandalit në Champions, Ajtekin ka qenë arbitri kryesor në takimin mes Hamburgut dhe Gladbahut. Hamburgu shënoi tre gola të parregullt me Ud (28′), Holtbi (35′) dhe Papadopulos (64′) dhe Ajtekin i anuloi duke marrë vendim të drejtë.

Në rastin e Ud, anësori nuk e ngre flamurin, por Ajtekin e sqaron skenën me asistentin dhe ia mohon me të drejtë golin sulmuesit të Hamburgut. Në fund Hamburgu fitoi 2-1.