“Duaje tënden” dhe jahti nuk shkojnë bashkë, sipas Ramiz Kelmendit

“Duaje tënden” dhe jahti nuk shkojnë bashkë, sipas Ramiz Kelmendit

Edhe ato pak vikende bashkë më familje, siç tha kryetarit i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk po e lënë rehat.

Kritikat i kanë ardhur edhe nga zv/kryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Sipas Kelmendit, Ahmeti nuk po i përmbahet motos së tyre “Duaje Tënden”, sepse në jahtin ku po pushonte kreu i Prishtinës nuk ka elemente shqiptare.

“Duaje tënden … Jahta dhe elementet relaksuese përcjellëse; vodka e Rusisë, cigaret (Puro) të Kubës, përcjellëset e Serbisë … Duaje tënden … Dashuria miqësia dhe ‘modestia’ nuk njohin kufinjë”, ka shkruar zv/kryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi në llogarinë e tij në facebook./Insajderi.com