Dua Lipa zbulon datën e publikimit të këngës së re

Dua Lipa zbulon datën e publikimit të këngës së re

“Last Dance” është kënga e radhës së këngëtares Dua Lipa, e cila do të publikohet të hënën. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja në llogarinë e saj në “Instagram”. Ka thënë se mezi pret ta lansojë këngën.

“Faleminderit për mbështetjen dhe dashurin. Nuk mund të pres që ta ndaj këtë së bashku me ju“ , ka shkruar Lipa.

Këngëtarja 19-vjeçare, me origjinë nga Kosova, po ndërton karrierën e saj në Britani të Madhe.

Dua Lipa është vajza e këngëtarit të rokut Dukagjin Lipa, nga Kosova, i cili është pjesë e grupit të njohur, “Oda”.

Projekti i fundit i këngëtares “Be the one”nuk ka shumë kohë që është publikuar dhe ka arritur sukses të madh.