Dua Lipa u provokua me flamur në koncertin e Moskës – veprimi i saj habiti publikun

Dua Lipa u provokua me flamur në koncertin e Moskës – veprimi i saj habiti publikun

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa së fundmi ishte e pranishme në një koncert në Moskë i cili u mbajt para tre ditësh.

Gjersa po këndonte këngën e saj “Hotter than Hell”, dikush nga publiku hodhi një flamurë në skenë, i cili mendohet të jetë i Rusisë. Derisa po vazhdonte performancën e saj, ajo e mori flamurin dhe më pas e largoi.

Siç duket, ky gjest i fansave nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares nga Kosova, edhe pse kjo e fundit mahniti me veprimin që bëri.

Ndryshe, Dua ditë më parë ka paralajmëruar se së shpejti do dalin në shitje biletat për koncertin që do të mbahet në Prishtinë me 10 gusht./Lajmi.net/