Dua Lipa tregon për Fondacionin me të cilën dëshiron të ndihmojë artistët e rinj kosovar

Dua Lipa tregon për Fondacionin me të cilën dëshiron të ndihmojë artistët e rinj kosovar

Muzika nuk është pasioni i vetëm i Dua Lipës.  Verën e kaluar ajo së bashku me babanë e saj, këngëtarin Dukagjin Lipa, krijoi Fondacionin “Sunny Hill” që sipas Dua Lipës do të jetë në dobi të popullit të Kosovës.

Në një intervistë për “Teen Vogue” Dua ka folur për fondacionin, paratë e para për të cilin janë mbledhur nga shitja e biletave në koncertin që Dua ka mbajtur në Prishtinë në gusht të vitit të kaluar, në të cilën morën pjesë 18 mijë njerëz.

Dua ka treguar në detaje se çka do të sponsorizoj ky Fondacion.

“Ka shumë kohë që e planifikoj krijimin e një shtëpie ku do ta kishte bazën ky Fondacion. Më pas do të hapim një dyqan bamirësie bashkë me dhoma për ushtrime të vallëzimit, muzikës dhe studiot për fëmijë të cilët mund të paguajnë kurdo që munden dhe sa të munden. Më pas me ato para do të mund të hapim një kuzhinë”, citohet të ketë thënë Dua për “Teen Magazine”.

Sipas Duas Fondacioni do të jetë një nga ndihmat më të mëdha për skenën kulturore më saktësisht muzikore në Kosovë./Insajderi.com