Dua Lipa thyen rekordin e Adele

20.08.2017 22:54
Dua Lipa thyen rekordin e Adele

21-vjeçarja, Dua Lipa është artistja e parë femër që ka kryesuar klasifikimin britanik që nga superhiti i Adele, “Hello”, në 2015.

Në klasifikimin e ri të zbuluar mbrëmjen e kaluar, “New Rules” e Dua Lipës, e cila fitoi çmimin “Best New Artist” në “VO5 NME Awards 2017”, është në krye të çartit.

Suksesi i kësaj kënge ka ardhur gjithashtu edhe nga videoja muzikore, e cila ka pushtuar botën muajin e kaluar, duke arritur në 108 milionë klikime që nga data e publikimit.