Dua Lipa shkëlqen në emisionin e Jimmy Fallon

Dua Lipa shkëlqen në emisionin e Jimmy Fallon

Dua Lipa mbrëmë ka performuar këngën “Scared To Be Lonely” në emisionin e famshëm “The Tonigt Show” të moderuar nga Jimmy Fallon.

Ajo dhe Dj i famshëm Martin Garrix të cilët kanë sjellë në bashkëpunim këngën “Scared To Be Lonely”, këngë e cila është shoqëruar edhe me videoklip dhe rezultoi si shumë e suksesshme,

Në këtë emision ajo këndoj po këtë këngë, ku edhe kësaj radhe ka dëshmuar që është një artiste në të gjitha aspektet.

Interpretimi i saj si dhe performanca ishin në nivelin më të mirë. Pos performancës së këngës, në këtë show Dua ka realizuar edhe një intervistë.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ishte e ftuar në këtë show të famshëm televiziv edhe vitin e kaluar ku edhe këndoi këngën “Hotter Than Hell”.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/dualipaofficial/videos/1247996071952974/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]