Dua Lipa shënon një tjetër sukses të madh

Dua Lipa shënon një tjetër sukses të madh

Këngëtarja e njohur Dua Lipa këto ditë është duke përjetuar sukseset më të mëdha në karrierën e saj. Këto suksese po vijnë falë këngës së saj më të re “New Rules” e cila këngë po pëlqehet shumë, e ku nuk po mungojë edhe versionet e ndryshme të saj.

Pas njoftimit se “New Rules” është klikuar mbi 96 milionë here dhe është numër 1 në Britani në Top 50 të shërbimit për muzikë online, Spotify, tani vjen lajmi i radhës.

“New Rules” është zgjedhur kënga e muajit cover në MTV. Kjo këngë vjen e sjellë në cover nga një vajzë e talentuar e quajtur Jodie Mellor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua përmes një postimi në Facebook. /Insajderi.com