Dua Lipa pritet si yll në Moskë, Era Istrefi mungon

Dua Lipa pritet si yll në Moskë, Era Istrefi mungon

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova Dua Lipa ka mbërritur në kryeqytetin Rus, Moskë për të performaur në festivalin “Evropa Plus”.

Ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku ata thërrasin emrin e këngëtares teksa ka mbërritur në Moskë.

Në këtë festival janë duke marr pjesë edhe Bebe Rexha, Arilena Ara dhe Era Istrefi.

Por, megjithatë në mesin e këngëtareve performuese ishte pritur të performojnë sonte live ishte edhe Era Istrefi, mirëpo në momentin e fundit ajo e ka anuluar këtë performancë.

Meqë shumica e këngëve të Erës janë në gjuhën shqipe, si dhe ajo përfaqëson shtetin e Kosovës, kjo gjë ka nxitur kërcënime ndaj këngëtares.

Andaj, Era nuk ka udhëtuar fare për në Rusi pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.

Teksa Arilena Ara ende nuk e ka bërë të ditur arritjen e saj në Moskë.

Ajo gjatë ditës së djeshme ka postuar vetëm një foto ku tregon se do të jetë pjesëmarrëse në këtë festival. /Insajderi.com