Dua Lipa përformon në BBC Radio 1

Dua Lipa përformon në BBC Radio 1

Këngëtarja Dua Lipa, në orën 19:00,  do ta “pushtoj” radion me këngën me të re e cila titullohet “Last Dance”.

Paralajmërimin e publikimit të këngës së re e ka bërë vetë këngëtarja një ditë më parë duke treguar se “dita e hënë do të jetë dita kur do ta lansojë këngën”, ndërsa para pak çastesh Lipa ka bërë të ditur orën e publikimit të këngës e cila do të jetë në oren 19:00.

Last Dance”,quhet kënga që do të lansohet në këtë orë në gjigantin media në Britani të Madhe. Këngëtarja 19-vjeçare, me origjinë nga Kosova, po ndërton karrierën e saj në Britani të Madhe.

Dua Lipa është vajza e këngëtarit të rokut Dukagjin Lipa, nga Kosova, i cili është pjesë e grupit të njohur, “Oda”. Projekti i fundit i këngëtares “Be the one”nuk ka shumë kohë që është publikuar dhe ka arritur sukses të madh.