Dua Lipa në fotosesionin e Magazinës Interview

30.03.2017 08:39
Dua Lipa në fotosesionin e Magazinës Interview

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa po merr në dorë famën e saj. Së fundmi ajo ka pozuar për “Interview”, ku edhe ka treguar më shumë për muzikën e saj dhe influencat muzikore, mes tyre Alicia Keys e Christina Aguilera.

Në këtë fotosesion ajo paraqitet me fustanin nga Dior, me qaforen personale, me flokët nga Hiro dhe Mari dhe me Makeup nga Seong Hee.

Në moshën 18 vjeçare ajo tregon se ka nënshkruar me kompaninë e njohur Warner ndërsa ka lënë anash modelizmin për tu bërë këngëtare.

Ajo është e nominuar në BBC Sound of 2016, hitet si “Be the One” dhe “New Love” e pozicionuan mirë Lipën në fillimin e karrierës së saj.