Dua Lipa në emisionin e Jimmy Fallon, së bashku me këta yje

Dua Lipa në emisionin e Jimmy Fallon, së bashku me këta yje

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, duket se ka arritur të shtrijë ndikimin e saj artistik edhe përtej Oqeanit Atlantik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Insajderi.

Artistja me origjinë kosovare do të jetë e ftuar më 2 gusht në emisionin e komedianit amerikan, Jimmy Fallon me emër “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, njofton mediumi amerikan BlastingNews, transmeton Insajderi.

Përveç këngëtares kosovare, të ftuar do të jenë edhe Jaden Smith – djali i aktorit të Hollywood-it, Will Smith – dhe aktori i famshëm amerikan, Jonnah Hill.

jonah

Emisioni në fjalë është një nga spektaklet më të shikuara në SHBA dhe transmetohet në televizionin nacional NBC. Më parë e ftuar në këtë emision ka qenë edhe këngëtarja tjetër kosovare, me famë botërore, Rita Ora.

Dua Lipa pritet të perfomojë në Prishtinë vetëm 7 ditë më pas, më 9 gusht, në parkun e Gërmisë.  /Insajderi.com