Dua Lipa krijon produkt për shkëlqim buzësh

Dua Lipa krijon produkt për shkëlqim buzësh

Dua do të jetë pjesë e linjës më të re të kozmetikës MAC të koleksionit pranverë-verë për këtë vit.

Ajo së bashku me dy këngëtare tjera të reja në botën e muzikës, Justine Skye dhe Lee Hi kanë punuar për të krijuar nga një produkt të ri i cili do të përshtatej me dukjen e tyre, shkruan TeenVogue.

Ato në kampanjën e re “Future Now” (E Ardhmja Tani) kanë dalë me tri produkte të reja të cilat do të jenë të pranishme nga 13 prilli deri në 10 gusht.

Të tria do të kenë shkëlqim në produktet e tyre, e Dua vjen me një shkëlqyes buzësh me xixa i cili të kthen në vitet e 90-ta. Dua nuk shihet asnjëherë pa një shkëlqyes buzësh, ndërsa shtimi i xixave është ide e saj së bashku me MAC.

dua

“Jam shumë e emocionuar të ndaj me ju që kam qenë duke punuar me @MACcosmetics!! Shkëlqyesi im #MACFutureForward Cremesheen GLITTER do vijë së shpejti. Mezi pres që ju ti keni në duar,” ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.

Shkëlqyesi i buzëve “Cremesheen GLITTER” i Dua Lipës do të jetë në treg nga 25 maj deri më 6 korrik.

Xixat dhe shkëlqimi do të jenë të pranishme edhe në dy produktet tjera të MAC.

Justine do të vijë me një pudër shkëlqyese ngjyrë vjollcë, ndërsa Lee Chi me një buzëkuq të cilin mund ta vësh në çdo sezon.