Dua Lipa, në ballinën e revistës së njohur në Indonezi

Revista e famshme e modës, shoubizit e artit e ka zgjedhur Lipën për ballinën e saj më të re.

Dua Lipa, në ballinën e revistës së njohur në Indonezi

Dua Lipa, këngëtarja nga Prishtina e cila prej kohësh jeton në Londër dhe e cila këtë vit shpërtheu në tregun muzikor me këngët e saj, është e pranishme në ballinën më të re të COSMOGIRL në Indonezi.

Revista e famshme e modës, shoubizit e artit e ka zgjedhur Lipën për ballinën e saj më të re, raporton Kultplus, njofton Insajderi.

Lipa ka pak ditë që ka sjellë në treg këngën e re “Blow Your Mind”. Në shkurt të vitit tjetër ajo vjen me albumin e saj të parë. /Insajderi.com