Dua Lipa merr dy çmime në “Europen Border Breaker Awards”

Dua Lipa merr dy çmime në “Europen Border Breaker Awards”

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka fituar dy çmime në European Border Breaker Awards.

Krijuesja e hitit “Blow Your Mind” ka fituar çmimin People Choice Award dhe European Borders Breaker Award.

“Çfarë fillimi për vitin 2017! Faleminderit të dashurit e mi për votat e juaja dhe mbështetjen tuaj! Faleminderit juve Festivali i çmimeve Evropiane për çmimin më të mirë të fillimit të vitit dhe falënderim te veçantë edhe për ekipin tim që çdoherë më bëjnë të ndjehem si në shtëpi kur gjendemi shumë larg dhe arrijmë të bëjmë çdo shfaqje apo udhëtim të paharrueshëm! Po ndjehem shumë me fat”, ka shkruar Dua në rrjetin social Instagram.