Dua Lipa, me këngën e re thyen rekorde të reja

01.09.2016 19:38

“Blow Your Mind” ka arritur edhe 1 milionë klikime në Youtube.

Dua Lipa, me këngën e re thyen rekorde të reja

“Blow Your Mind”, kënga më e re e Dua Lipës, ka arritur në vetëm pak ditë mbi 2 milionë klikime në rrjetin muzikor social “Spotify”.

Janë vetë fansat e Duas që i kanë treguar asaj për këtë sukses, diçka që ndodhë rrallë në periudhë kaq të shkurtër, njofton KultPlus, transmeton Insajderi.

Lipa ka pak ditë që ka nxjerrë këngën e cila do të jetë pjesë e albumit që ajo e nxjerrë në shkurt të 2017-tës.

“Blow Your Mind” ka arritur edhe 1 milionë klikime në Youtube, në më pak se një javë lansimi. Lipa mbetet ndër emrat më aktualë në muzikën botërore. /Insajderi.com