Dua Lipa i prinë listës për këngën e filmit të ardhshëm të James Bondit

Dua Lipa i prinë listës për këngën e filmit të ardhshëm të James Bondit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se është e para në listë për të realizuar këngën kryesore të filmit të ardhshëm të James Bondit.

Ylli kosovar me hitin “New Rules” arriti të dominojë në top-listat e gjithë botës, ndërsa tani, sipas “Capital FM”, është para Ed Sheeranit e Jessie J në listë për realizimin e këngës së filmit prestigjioz.

Filmi i 25-të i Bondit pritet të lansohet në nëntor.

Nëse raportimet janë të vërteta, Dua u bashkohet yjeve si Madonna, Adele, Tina Turner dhe Shirley Bassey që më parë kishin realizuar këngë për filmin e agjentit të famshëm.