Dua Lipa fiton “Këngëtarja më e mirë e re” në MTV Ema

Dua Lipa fiton “Këngëtarja më e mirë e re” në MTV Ema

Dua Lipa ka fituar sot çmimin e artistës më të mirë të re – “Best New” – në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV Ema”.

Lipa, momentalisht ndodhet në Brazil në një turne muzikor, por çmimin në vend të saj e kanë pranuar bashkëpunëtorë të afërt të saj, raporton Insajderi.

Edicioni i sivjetm i MTV European Music Awards është duke u prezantuar nga shqiptarja tjetër, Rita Ora.

Kosovarja Dua Lipa është njëra nga artistet më të suksesshme të vitit 2017. Kënga e saj “New Rules” është njëri prej hiteve të muzikës ndërkombëtare të këtij viti. /Insajderi.com