Njëra nga këngëtaret më të famshme shqiptare në botë është Dua Lipa. Ajo së fundi shpërtheu me hitin “New Rules”.
Por, ky ishte vetëm hiti i saj i fundit, derisa në karrierën e bujshme numëron edhe shumë suksese tjera. Viti 2017 ka qenë shumë i suksesshëm për të, pasi ka mbajtur edhe disa koncerte në Evropë dhe Amerikë.
Dua ka vendosur të hyjë edhe në botën e modelimit dhe atë me shumë sukses. Së fundmi, Lipa është bërë imazhi i koleksionit të ri të Patrizia Pepe. Linja e vjeshtës e quajtur “Bang Bang” sapo ka dalë në treg dhe askush nuk do ta përfaqësonte atë më denjësisht se Dua Lipa, shkruan “TCH”.
22-vjeçarja nga Prishtina ka xhiruar një klip të shkurtër së bashku me model të tjerë të veshur me stilimet e reja të këtij koleksioni. Duan mund ta shihni duke modeluar, duke bërë xhiro me makinë dhe duke kënduar një kover të këngës së famshme të Nancy Sinatra e quajtur “Bang Bang”, ashtu si koleksioni i Patrizias.