Dua Lipa, dokumentar për jetën e saj

Dua Lipa, dokumentar për jetën e saj

Këngëtarja nga Prishtina me famë ndërkombëtare Dua Lipa, ka paralajmëruar se është duke e bërë një dokumentar të shkurtë për jetën e saj dhe për krijimet e hiteve të saj.

Këtë dokumentarë ajo është duke e realizuar në New York, në NPR Music, Radio Kombëtare Publike e cila bënë programe të ndryshme muzikore dhe promovon artistë të rinj.

Dua Lipa, pjesëmarrjen e saj në projektin e NPR Music e ka bërë publike përmes një postimi në rrjetet sociale duke e postuar një video me, mbishkrimin:

“Të dashurit e mi! Jam duke kaluar dy ditë në New Yourk me NPR Music, me Jasonkings, ku kam filluar një dokumentar të shkurtër për jetën time dhe hitet e mija krijuese. Programi transmetohet me 31 gusht. Mos e humbni!”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu edhe NPR Music ka postuar videon e Dua Lip-ës, duke thënë: “Kemi kaluar dy ditë me pop yllin britanikë Dua Lipa në New Yourk, ku ajo ka filmuar shfaqjen e parë të saj në televizionin amerikan. Ajo vjen në episodin e 3, me 31 gusht”.

Dua Lipa së fundi ka mbajtur koncert në Prishtinë dhe në Tiranë, ku interesimi i publikut ka qenë i madh për të marr pjesë në koncertin e saj. /Insajderi.com

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/dualipaofficial/videos/1055549894530927/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]