Dua Lipa: Do të vishem kuq e zi në festivalin në Prishtinë

Dua Lipa: Do të vishem kuq e zi në festivalin në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka thënë do të vishet kuqezi në koncertin “SunnyHill”, ku artistja nga Prishtina do të performojë më 10 gusht.

Ajo është pyetur në një pikë se a ka ndonjë befasi për koncertin e saj në Prishtinë.

“Do të vishem kuq e zi” ka thënë Dua, edhepse në shaka e kjo pritet të shihet nëse do të jetë e vërtetë në koncertin e radhës.

Dua Lipa tregoi se shumë shpejtë do të lansohet edhe kënga e saj e re, një bashkëpunim kësaj radhe.

Lipa po qëndron në Prishtinë për koncertin e datës 10,11 dhe 12 gusht, në kuadër të Sunny Hill Festival, i cili do të mbahet në Parkun e Gërmisë.