Dua Lipa bën tatuazh të ri

Dua Lipa bën tatuazh të ri

Këngëtarja prishtinase, Dua Lipa mbrëmë ka bërë një tatto në këmbë, gjatë kohës sa ka qenë duke e bërë tatuazhin ajo ndante video me fansat e saj në rrjetet sociale.

Tatuazhi i saj i ri është një sy i hapur afër kyçit të këmbës. Ajo e ka publikuar edhe një foto ku shihet tatuazhi i saj i ri.

Dua Lipa është një nga këngëtaret me prejardhje shqiptare e cila është duke pasur një sukses mjaftë të madh në mediat ndërkombëtare.

Së fundi ajo ka publikuar këngën e saj të re “Thinking ‘bout you”. /Insajderi.com